Motrat Mustafa tashmë ka kohë që e kanë dëshmuar që gjithmonë arrijnë të sjellin projekte muzikore që prekin majat e suksesit dhe kthehen në hite të padiskutueshme, shkruan OnAir
Kësaj radhe janë bashkuar 8 Motrat Mustafa të cilat kanë vendosur që të publikojnë këngën me dedikim më të bukur kushtuar nënës.
“Çika e nanës” është projekti i ri muzikor që përveç që ka arritur mbi 1 milion klikime pa mbushur 24 orët e lansimit. Por përveç këtij rekordi kjo këngë ka arritur që të jetë trendi numër 1 në Zvicër dhe listohet në top 5shen në Gjermani.
Kjo e vulos akoma më shumë suksesin e këngës!/OnAir
https://youtu.be/4x7F18BjsVI