Këngëtarja Jehona Sopi prej shumë vitesh tashmë sjell hite të ndryshme për publikun, shkruan OnAir.
Gjatë një interviste në emisionin “Robi plaket kur don vet” ajo u shpreh se një nga kënaqësitë e saj më të mëdha në koncerte është kur publiku është i përfshirë. Jehona kujtoi një koncert të para disa viteve në qytetin e Ferizajit, ku në një moment teksa po këndonte një nga hitet e saj të asaj kohe, i kërkon DJ që të ulë volumin e muzikës.
Ajo u shpreh se u prek shumë në momentin kur publiku filloi të këndojë këngën e saj nga fillimi deri në fund duke e shoqëruar në performancën e saj.