Venesa Nimanaj një këngëtare e cila me zërin e saj ka arritur të bëjë përvete shumë adhurues të muzikës popullore, këngëtarja në bashkëpunim me produksionin Vizioni Libonia ka arritur të pasuroj bagazhin e saj me shumë projekte muzikore kështu duke arritur të krijoj edhe numrin e fansave të saj të cilët ndjekin dhe pëlqejnë këngëtaren, shkruan Onair
Një këngë e kënduar nga shumë këngëtarë kohë më parë, kthehet sërish në tregun muzikor por kësaj radhe e sjell Vanesa Nimanaj një këngëtare me shumë talent dhe zë unik.
“Jam dehur sonte me raki” një këngë e cila i dedikohet dashurisë dhe e sjell në mënyrë më të mirë vetë zëri i Venesa Nimanaj./Onair