Ermal Fejzullahu është tashmë një ndër emrat më të njohur të estradës shqiptare, shkruan OnAir.
Këngët e tij dëgjohen si nga gjeneratat e reja ashtu edhe nga ato pak më të vjetra.
Pavarësisht suksesit të madh që Ermali ka pasur në karrierën e tij, çfarë bie në sy është që disa nga këngët më të njohura të tij kanë qenë këngë solo.
Ermali tregon gjatë intervistës në emisionin “Ndrrimi i natës” se në fillimet e tij ka pasur persona të cilët kanë refuzuar që të bashkëpunojnë me të. Pavarësisht kësaj një ndër personat e para që e ka thirrur për të bashkëpunuar ka qenë reperi Getoar Selimi. Kjo gjë ndodhi kur Ermali ishte vetëm 15 vjeç.
Gjithashtu në fillimet e karrierës së tij muzikore, këngëtari është futur edhe në rrymën popullore.
Intervistën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: