Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë për marrdhënie jo të mira ndërmjet nuseve dhe vjehrrave të tyre, shkruan OnAir.
Duket se kjo gjë nuk vlen aspak për këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezai. Përveç lidhjes mjaft të ngushtë që ajo ka me bashkëshortin e saj, aktorin e humorit, Bes Kallaku, duket se të njëjtën lidhje ka edhe me familjarët e tij.
Ditën e sotme nëna e Besit ka festuar ditëlindjen e saj të 60të dhe normalisht nuk mund të mungonin urimet për të.
Për këtë rast Xhensila ka zgjedhur të postojë në “insta-story” një foto ku shfaqet e përqafuar me vjehrrën e saj dhe të shoqëruar me mbishkrimin “Nëna kamomili, gëzuar ditëlindjen!”