Festimeve për ditën e Bajramit iu bashkuan edhe shumë fytyra publike të estradës shqiptare, shkruan OnAir.
Këtu mund të përmëndim edhe reperin e njohur Mozzik i cili së fundmi ka shijuar suksese të shumta në karrierën e tij muzikore.
Këtë vit ai zgjodhi që për ditën e Bajramit të bashkohet me shokët e tij të fëmijërisë në qytetin ku edhe është lindur, Ferizaj. Të gjithë së bashku u organizuan për të bërë një vizitë surprizë te mësuesja e tyre e fillores.
Këtë gjë e bëri të ditur vetë Mozzik me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social “Facebook”.