Paraqitja e sotme në derbin më të madh zviceran e Edon Zhegrovës ka qenë fantastike.
Mesfushori sulmues shënoi dhe dha edhe një asitim në fitoren 3:0.Ai nga mediumi më i madh zviceran Blick është cilësuar si lojtar i ndeshjes, madje është lëvduar për paraqitjen, shkruan Gazeta Sheshi.
Pas ndeshjes, Zhegrova është shpallur edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme.
Ndërkaq, Zhegrova mori lëvdata të mëdha edhe nga komentatori zviceran në këtë ndeshje.
Komentatori në fjalë e quajti Zhegrovën ‘insezisable’, që në shqip i bie ‘i pa kapshmi’.