Këngëtari i mirënjohur Edi Furra ishte i ftuari i radhës në emisionin “N’shpi”, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj interviste ai ndau me publikun shumë fakte interesante rreth jetës së tij. Ndër to ishte edhe historia e fillimit të lidhjes me gruan e tij, Valbonën.
Ai tregoi se ata të dy ishin njohur që fëmijë për shkak se ajo ishte vajza e komshijve të tezes së tij. Pavarësisht gjithçkaje, ai tregon se çdo gjë filloi në moshën e adoleshencës kur ai ishte 18 vjeç dhe ajo ishte 16 vjeç.
Në fillim, Edi, thotë se Valbona e refuzonte. Më pas për ditëlindjen e saj ai i bleu një unazë dhe prej asaj unaze filloi çdo gjë.
Historinë e tyre të plotë se si filloi çdo gjë mund ta ndiqni në videon më poshtë: