“Sa mirë kem tuj kalu une e ti, o sa mirë unë u ndjehesha pranë teje për njëherë ke ndryshu dashuri si me fol krejt bota kundër meje”, me këto rreshta kanë filluar baladën dy nga emrat më të mirë të skenës muzikore Motrat Mustafa, shkruan OnAIR
Me tekst të shkruar nga Ilir Berani dhe orkestrimin nga Wirusi Motrat Mustafa pasuruan bagazhin e tyre muzikor me baladën e titulluar “Hallall”. Kjo baladë e cila është e shoqëruar edhe me anë të videoklipit ku këngëtaret duket për mrekulli ka kapur afro 3 milionë klikime.
Ndonëse është publikuar kohë më parë kjo baladë ende pëlqehet nga të gjithë.