Këngëtarja e mirënjohur e skenës muzikore Gili para pak kohësh ka sjellur në industrinë e muzikës këngën e cila titullohet “Beso”, shkruan OnAir.
Për muzikën dhe tekstin e kësaj kënge është përkujdesur bashkëshorti i saj Ilir Berani, deri sa edhe i gjithë projekti është kompletuar në studion e kompozitorit të njohur.
Si shumë suksese të këngëve paraprake të këngëtares, edhe ky projekt ka gëzuar një sukses të tillë , i cili ka arritur mijëra klikime në YouTube.
Ky projekt është realizuar edhe me anë të videoklipit , për të cilin Gili ka zgjedhur vende të veçanta realizimi.
Tanimë ky projekt gjendet në kanalin zyrtar në YouTube xixaMusic, apo në videon e listuar më poshtë./OnAir