Pro Band dhe Ganja janë padyshim një ndër kombinimet më të veçanta dhe të suksesshme të diskografisë shqiptare, duke arritur kështu që të publikojnë projekte muzikore shqiptare që listohen në mesin e hiteve shqiptare, shkruan OnAir
Këngëtarët e njohur sërish kanë qenë prezent në xhirimet e Vitit të Ri tek produksioni i suksesshëm Ardi dhe kanë arritur që të sjellin një projekt muzikor shumë të veçantë.
Kënga e tyre titullohet “Kanagjegji” dhe e gjeni në kanalin zyrtar të produksionit Ardi në YouTube.
Këngëtarët e njohur Pro Band dhe Ganja kanë shumë projekte muzikore të suksesshme të cilat gjithmonë kanë arritur që të pëlqehen nga audienca shqiptare./OnAir