Ajo mbetet artiste mjaft e dashur për publikun shqiptar.
Ganimete Abazi, e njohur si Ganja vazhdon të mbetet aktive në muzikë, e cila tash e sa vite njihet për baladat e saj të pavdekshme.
Këngëtarja nuk po ndalet as sot, duke sjellë prurje të reja në muzikë, para disa javësh publikoi këngën e re bashkë me videoklip, të titulluar “Mos u pafshim”.
Sot ajo vjen me një pozë mjaft interesante dhe elegante, teksa shfaqet me një fustan të gjatë, ku shfaq linjat e saj në top formë.
Përveç kësaj, përreth Ganes qëndrojnë 4 persona tjerë të veshur gjithashtu elegant, duke bërë që ky imazh të duket shumë i veçantë.