Ndonëse është një nga këngëtaret më të dashura për publikun, Samanta Karavella prej disa kohësh ka qëndruar larg nga syri publik, shkruan OnAir.
Ajo ka qenë shumë pak aktive në rrjete sociale dhe gjithashtu prej thuajse një viti ajo nuk ka sjellë projekte të reja muzikore. Kjo gjë është bërë shkak që një pjesë e fansave të këngëtares të spekulojnë se ajo është në pritje të një fëmije.
Së fundmi ajo ka publikuar një story në profilin e saj në Instagram teksa thoshte se gjatë fundjavës ajo do të bëjë publike një surprizë për fansat e saj teksa i la mundësi atyre që të ndanin me të hipotezat e tyre se çfarë mund të ishin. Një prej fansave i bëri pyetjen e shumëpërfolur nëse ishte shtatëzanë dhe Samanta përgjigjet se ende jo.
Deri më tani të gjitha shenjat na drejtojnë drejt një hiti të ri nga këngëtarja.