Ermal Fejzullahu, një ndër emrat më të njohur të estradës ishte i ftuari i rradhës në emisionin “Ndrrimi i natës”, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj interviste ai ndau me publikun shumë të reja rreth tij si edhe projekteve që ai ka planifikuar. Gjithashtu siç është traditë tashmë në këtë emision, edhe Ermali u përball me rubrikën “Haje ose thuaje”.
Këngëtari dukej se ishte mjaft i gatshëm ti përgjigjej të gjitha pyetjeve që iu bënë. Ai madje zbuloi për publikun edhe bisedat më të fundit në Whatsapp. Ermali tregoi se personat me të cilët kishte kontaktuar së fundmi ishin motra e tij që ndodhet në Amerikë, një grup shoqërie që e ka prej shumë vitesh. Gjithashtu nuk mungonin edhe emra të njohur të estradës si Geti dhe Ledri Vula.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë: