Era Istrefi ka shkëlqyer me performancën e saj në Luzhniki Stadium në kuadër të ceremonisë përmbyllëse të Kampionatit të sivjetmë Botëror.
Këngëtarja nga Kosova ka interpretuar në Rusi së bashku me aktorin e famshëm hollivudian, Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam.
“Performuam këngën e Kampionatit Botëror 2018 së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam! Një moment i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Era në postimin e saj në Instagram.
Postimi ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime për më pak se gjysmë ore nga postimi, ndërsa komentuesit e kanë uruar këngëtaren për suksesin e saj.