Tek një artist, përveç talentit që shfaq tek publiku, vlerësohet edhe mënyra e paraqitjes, komunikimi me fansat e shumë elemente tjera.
Edona Llalloshi i ka përmbushur të gjitha këto duke u bërë nga artistet më të dashura për publikun.
Edona konsiderohet nga këngëtaret më serioze të estradës për shumë arsye.
Ajo i qëndroi besnike këngës, stilit e veshjes të cilën nuk e ekzagjeroi asnjëherë.
E kur jemi tek jeta private, këngëtarja është e martuar prej vitesh dhe gëzon harmoni e lumturi bashkëshortore.
Doa dhe Nur janë dy fëmijët e saj të këndshëm të cilët i shohim shpesh në profilin e këngëtares në Instagram.
E sot teksa e ka bërë gati për në shkollë vajzën, Edona e ka xhiruar para pasqyrës teksa ajo lazdrohet duke kërcyer.