Ndonëse nuk ka shumë vite që i është bashkuar skenës muzikore Aida Doçi doli të jetë tejet e sukseshme, shkruan Onair. Ajo karrierën si këngëtare ka filluar me anë të këngëve të kënduara më parë nga kolegët e saj e të cilat u përpunuan dhe u kënduan nga vetë këngëtarja.
Aida për kohë të shkurtër ka arritur të bëhet njëra nga këngëtaret më të mira dhe këngët që ajo sjell në treg për kohë rekord shëndërrohen në hite. Kësaj radhe për dallim nga projektet e tjera ajo ka ardhur me këngë ritmike e tipike dasmore.
E njëra ndër to mban titullin ” E kam zemrën me sevda” dhe ka ardhur në bashkëpunim me produksionin Ximi./Onair