Jemi mësuar tashmë që dyshen Afërdita Demaku dhe Dona Janova të jenë afër njëra tjetrës në xhirimet e Vitit të Ri tek produksioni me përvojë mbi 20 vjeçare në diskografinë shqiptare, shkruan Onair
Madje dyshja edhe këtë vit kanë vendosur që të publikojnë një potpuri dasmash dhe kanë dëshmuar sërish që janë shumë të zonjat për të kënduar në secilën rrymë.
Është publikuar edhe potpuria në kanalin zyrtar të produksionit Vizioni Libonia ku dyshja kanë vendosur që të bëjnë një përmbledhje të këngëve më të veçanta të kanagjegjeve që këndohen.
Jemi të bindur që do të jetë një nga këngët më të dëgjuara të fundvitit./ONAIR