Nazmi Aliu është muzikant shqiptar dhe një ndër të ftuarit e puntatës më të re të emisionit “E Diela Vlen”, shkruan OnAir.
Talenti i tij në këndim dhe muzikë u spikat që në një moshë mjaft të vogël nga mësuesja e tij. Kur edhe ai e kuptoi këtë talent të tijin, filloi ti përkushtohej muzikës akoma edhe më seriozisht.
Nazmi Aliu tregon se si me anë të punës së tij me tulla arriti të blente kitarën e tij të parë që njëkohësisht ishte edhe instrumenti i tij i parë. Që prej asaj kohe ai është angazhuar në aktivitete të ndryshme artistike si edhe me grupe të ndryshme muzikore.
Ndër arritjet e tij më të mëdha është edhe krijimi i festivalit të këngës së fëmijëve në Ferizaj. Aliu tregon se këtë festival e ka krijuar me qëllimin për të inkurajuar brezat e rinj të cilët e kanë pasion muzikën.
Intervistën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: