“Damari i zemres” titullohet kënga të cilën Binjaket Ismajli para pak kohësh e publikuan, shkruan OnAir.
Kjo këngë e cila përmbanë një tematikë shumë të veçantë, ku nëpërmjet këngës tregohet dashuria që kanë motrat mes vete ka arritur të pëlqehet nga të gjithë.
Për tekstin dhe muziken e kësaj kënge është përkujdesur Besim Bunjaku, teksa për orkestrimin është përkujdesur Ardian Kastrati.
Këtë këngë Binjaket Ismajli, e sollën edhe me anë të videoklipit ku këngëtaret po duken tejet të bukura, e që ky klip të relizohet ato kanë bashkëpunuar me produksionin mProduction.
Ky projekt ka arritur afro 1 milion klikime, ndonse ka pak kohë prej kur është publikuar.
Për të dëgjuar klikoni në videon e listuar më poshtë./OnAir