Këngëtarja Ava Max është një ndër emrat më të pëlqyer e cila ka arritur suksese të shumta ndërkombëtare, shkruan OnAir.
Gjithashtu ajo nuk nguron në asnjë moment që të tregojë hapur origjinën e saj shqiptare.
Së fundmi publiku ka mësuar se këngëtarja Ava Max është mbesa e një figure mjaft të njohur politike në Shqipëri. Bëhet fjalë pikërisht për ish deputeten e LSI, Nora Malaj. Kjo e fundit e ka bërë publike këtë informacion gjatë intervistës së saj të fundit teksa fliste për arritjet e shqiptarëve në botë.
“Media të ndryshme flasin per familjet që kanë ardhur nga një shtet dhe janë bërë personalitete në fushën e muzikës. Këtë e kam dhe nga vetja ime me lidhjen që kam me Ava Maxin, se në fakt është mbesa ime realisht,” tha deputetja.