Butrinti është një ndër artistët më të dashur nga publiku, shkruan OnAir.
Ndonëse ka jo shumë vite në skenën muzikore shqiptare, ai ka arritur të vjedhë zemrat e shumë personave. Kjo gjë bën që çdo gjë që ai poston në rrjete sociale të marrë shumë vëmëndje.
Së fundmi në insta story këngëtari ka ndarë me publikun dy fotografi të prindërve të tij teksa i uronte për 31 vjetorin e martesës së tyre. Pavarësisht se ka folur shpesh për ta, është hera e parë që ne i shohim prindërit e këngëtarit.