Kombëtarja e Brazilit ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Meksikës në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Rastet më të mira ishin ai i Neymar (25′) dhe Gabriel Jesusit (33′), por asnjëra nuk arriti ta gjej rrugën e rrjetës dhe skuadrat shkuan pa gola në pushim.
Në pjesën e dytë, brazilianët u hodhën në sulm me të gjitha forcat dhe arritën ta gjejnë golin pas vetëm gjashtë minutave lojë me anë të Neymar, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Willian
Luhej minuta e 88-të e ndeshjes, kur Roberto Firmino shënoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Neymarit dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Brazili me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Botës, ndërsa aty do të takohet me Belgjikën.