Aida Doçi është një këngëtare mjaft e dashur për publikun, shkruan OnAir.
Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Ndrrimi i natës” dhe ashtu siç është traditë në këtë program ajo nuk mundi dot tu shpëtonte disa pyetjeve mjaft pikante. Aida këto pyetje i pranoi me mjaft sportivitet.
Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmëndjen e publikut ishte edhe ajo për sa i përket bisedës së fundit me bashkëshortin e saj Naserin. Me një buzëqeshje që e karakterizon, këngëtarja u shpreh se ndodhi gjatë kohës që po përgatitej për intervistën në emision. Naseri po i kujtonte asaj se duhej të nxitonin për shkak se në televizion ishin duke e pritur.