Egzona mjaft tërheqëse e veshur në të zezë
Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Albatrit Muçiqit, Egzona është bërë pjesë e pandashme e mediave rozë. Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, duke shpërndarë imazhe të shumta së bashku me bashkëshortin e saj Albatritin, por edhe vetëm, me ç ‘rast po pëlqehet dhe komentohet nga ndjekësit e saj.
Ani pse Egzona është nënë e një vajze, po kujdeset për linjat e saj trupore. Kjo shihet nga imazhet e ndryshme që nusja e Albatritit po publikon në rrjete sociale.
Së fundmi, ajo ka hedhur në instastory dy imazhe të bukura, në të cilat duket mjaft tërheqëse.
Me flokë të lëshuara dhe veshur në të zezë, Egzona thjesht po shkëlqen.