Barcelona ka njoftuar rekord të hyrash gjatë sezonit që lamë nga të gjitha garat.
Katalonasit kanë raportuar se kanë pasur të hyra rreth 914 milionë euro në saje të triumfit në La Liga dhe shitjes së fanellave.
Vitin e kaluar, Barcelona kishte pasur të hyra në vlerë prej 708 milionë eurove, shumë e cila ishte rekordi i mëparshëm.
Klubi do të paraqesë detaje shtesë të shifrave të fundvitit, si dhe buxhetin e ri, përpara takimit të ardhshëm të përgjithshëm të bordit të drejtorëve si para aksionarëve.
Theksojmë se Barca deri më tani ka shitur Paulinhon ndërsa ka blerë Arthurin.