Tashmë duket se suksesi i këngëtares Dua Lipa në estradën botërore është i vulosur, shkruan OnAir.
Këngët e saj gjithnjë renditen mjaft mirë në klasifikime të ndryshme e gjithashtu numërojnë shifra marramëndëse klikimesh në Youtube. Përveç kësaj ajo ka marrë edhe çmime të shumta prestigjioze.
Mbrëmjen e djeshme u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Brit Awards”. Dua ishte e nominuar në 3 kategori teksa fitoi dy prej tyre. Çmimet që ajo rrëmbeu ishin “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për albumin e saj të titulluar “Future Nostalgia”.
“Dua të them falemindeit cdokujt sepse ky album më ka mësuar shumë, besim, fuqi dhe kurajo. Më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që krijuan këtë album” u shpreh këngëtarja pas marrjes së çmimit “Albumi më i mirë”.
Përveç këtyre çmimeve ajo gjithashtu elektrizoi skenën me performancën e saj.