Prej kohësh Ardit Gjebrea është drejtor i spektaklit më të madh të muzikës moderne shqiptare “Kënga Magjike”, shkruan OnAir.
Tashmë është bërë traditë që në netët finale të këtij festivali Ardit Gjebrea të mos jetë i vetëm në moderim. Këtë vit ai na ka surprizuar të gjithëve duke sjellë në rolin e moderatores një tjetër këngëtare mjaft të njohur dhe të dashur për publikun. Bëhet fjalë pikërisht për Marsela Çibukaj.
Kujtojmë se për një periudhë të shkurtër në muajin Shkurt, Gjebrea nuk ishte i pranishëm në moderimin e spektaklit “E diela Shqiptare”. Kjo gjë erdhi si pasojë e infektimit të tij me COVID-19. Një prej personave që ai i besoi zëvendësimin e tij për atë kohë ishte edhe Marsela Çibukaj. Ajo u prit mjaft mirë nga publiku dhe gjithashtu surprizoi edhe Gjebrean. Kjo është edhe arsyeja se përse ai vendosi që ti besojë sërisht asaj në bashkëmoderimin e “Kënga Magjike”.