Alban Skënderaj është një ndër këngëtarat më të dashur për publikun, shkruan OnAir.
Këngët e tij menjëherë kthehen në hite të cilat dëgjohen kudo dhe nga të gjithë.
Gjatë intervistës së tij nga fëmijët e emisionit “Kurthi i Piter Panit”, këngëtari zbuloi se ky sukses nuk i ka ardhur që në fillim. Madje ai tregon se puna e parë që ai ka bërë nuk ka pasur lidhje me muzikën. Albani për herë të parë ka punuar si shitës çokollatash për të ndihmuar familjen e tij.
“Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shishnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje.
Më vonë pastaj, kam bërë edhe shumë punë të tjera. Por asokohe të gjithë kështu bënin.
Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës – të dyja së bashku”, tha artisti.