Alban Mehmeti, një nga emrat më të dashur të skenës muzikore së fundmi ka sjellë një projekt të ri, shkruan OnAir.
Kjo këngë është një baladë dhe gjatë intervistës për emisionin “Showtime” ai tregon se planifikoi që këtë këngë planifikonte që ta lansonte që në Mars të vitit të kaluar, por e shtyu për shkak të pandemisë. Ai shprehet se kjo situatë pandemie ka sjellë konfuzim mjaft të madh për sa i përket planifikimit të projekteve të ndryshme.
Gjithashtu në këtë intervistë ai tregoi edhe rreth marrdhënieve që ka me anëtarët e grupit “Aurora” ku thekson se ndonëse nuk shihen shpesh me njëri-tjetrin, vazhdojnë të ruajnë relata të mira.
Albani gjithashtu flet edhe rreth jetës së tij personale. Ai tregon se dëshiron që të ketë një fëmijë tjetër në të ardhmen dhe të jetë vajzë.
Po ashtu duket se muzika e re nga këngëtari nuk ka të ndalur. Ai planifikon të lansojë së shpejti edhe 2 projekte të reja të cilat do të jenë mjaft ritmike.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: