Listohet në mesin e këngëtarëve që gjithmonë kanë arritur që të lansojnë projekte muzikore të suksesshme dhe që janë komentuar shumë, shkruan OnAir
Këngëtari i njohur Yll Demaj në karrierën e tij muzikore ka disa projekte muzikore të suksesshme të cilat komentohen edhe sot ani pse ka kohë që janë lansuar.
Një projekt muzikor shumë i komentuar është edhe ai me titull “2 javë” që flet për një histori dashurie që nuk pati fund të lumtur.
Këtë këngë të shkruar nga Ilir Berani, këngëtari e ka kënduar në xhirimet e XIXA MUSIC për festat e fundvitit./OnAir