Afrim Muqiqi është një nga këngëtarët e muzikës popullore më të dashur për të gjitha moshat, shkruan OnAir.
Së fundmi ai ishte i ftuar në një intervistë në emisionin “No Filt”. Artisti foli rreth mënyrës sesi e ka kaluar këtë periudhë të izolimit. Ai u shpreh se tashmë kishte fituar një pasion të ri që ishte kopshtaria.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ai nuk i harroi as fansat e tij. Afrimi tregon se herë pas here ka organizuar livestream në rrjetet e tij sociale si edhe ka marrë pjesë në emisione të ndryshme me performancat e tij.
Po ashtu këngëtari shprehet se gjatë kësaj periudhe ai ka performuar edhe në disa evente familjare me pjesëmarrje mjaft të vogël të njerëzve.