Në një prononcim për “Klan Kosova” Agim Ademi, president i “Federatës së futbollit Kosovë”, ka përsëritur deklaratën e tij se nëse nuk do të këndohet himni dhe të shfaqet flamuri i shtetit, kombëtarja kosovare nuk do të luajë në ndeshjen kundra Spanjës, shkruan OnAir.
Kujtojmë këtu se Spanja është një ndër shtetet në Europë që ende nuk e ka njohur pavarsinë e Kosovës.
Pavarësisht kësaj ai gjithashtu shprehet se kar arritur që të flasë me përfaqësues të UEFA. Ademi tregon se nga ana e tyre ka marrë garancinë që protokolli do të ndiqet me përpikmëri.