Këngëtari Turabi ka publikuar albumin e tij më të ri, ku në mesin e shumë këngëve ai ka publikuar edhe atë me titull “Jam merzit”.“Dhe ka arritur sukses të jashtëzakonshëm. Kjo këngë është listuar në një nga projektet më të veçantë që artisti ka vendosur të lansoj në tregun muzikor shqiptar.
Rikujtojmë që Turabi ka disa projekte muzikore të cilat kanë arritur të sjellin ndryshim në industrinë muzikore shqiptare. Në mesin e shumë këngëve të albumit të tij duhet ta dëgjoni edhe këtë baladë të mrekullueshme të Turabit.
Kujtojmë se këngëtari këtë album e ka publikuar së bashku me produksionin Vizioni Libonia.