Periudha e izolimit nga pandemia ka qenë mjaft e vështirë për shumë artistë për shkak të mungesës së koncerteve, shkruan OnAir.
Kjo ishte edhe njëra nga temat për të cilën reperi i njohur Majk,foli gjatë intervistës së tij në emisionin “E Diela vlen”. Në një moment, moderatorja Vlera Jusufi, i rikujtoi vendimin më të fundit të qeverisë për lejimin e dasmave. Majk me shaka u përgjigj se tashmë diskotekat do ti bëjnë në dasma.
Ndërkohë reperi tha se pavarësisht mungesës së koncerteve, ai nuk e ka ndalur punën në studio për të sjellë projekte të reja. Kjo gjë vërtetohet lehtësisht edhe nga projektet e fundit që ai ka sjellë, të cilat kanë qenë mjaft ritmike dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku.