Emri i vendit (Polska) në fakt është shumë kuptimplotë. E ka origjinën nga fisi i Polanëve, që do të thotë “njerëz që jetojnë në fusha të hapura”.
Polonia ka plazhe, male, pyje, shkretëtira dhe liqene, pra çdo formë të natyrës që mund të kërkoni. Ka një vijë bregdetare 800 km dhe disa vargje malore (Karpatet, Sudet dhe Świętokrzyskie. Gjithashtu ka dhe të vetme shkretëtirë të Europës Qendrore, Pustynia Błędowska. Ka gjithashtu duna në rajonin Pomerania, këneta në parkun kombëtar Biebrzański dhe ishuj në parkun kombëtar Woliński.
- Të vendosësh një kapele në ambiente të mbyllura konsiderohet ofenduese. Brezi i vjetër e shohin si shenjë respektimi nëse mbani kapele në shtëpi apo në kishë. Krizantemat, zambakët e bardhë dhe karafilat e kuq janë lule për funeral dhe njerëzit fyhen seriozisht.
- Nëse i blini dikujt lule, kini kujdes! Krizantemat, zambakët e bardhë dhe karafilat e kuq janë lule për funeral dhe njerëzit fyhen seriozisht.
- Ushqimi tradicional (jo zyrtar) i Polonisë është definitivisht “Zapiekanka”. Ai është në formën e një bagete të prerë në gjysmë, të mbushur me djathë dhe kërpudha, lyer me majonezë dhe shumë ketchup.