Hani një mëngjes të mirë
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe këtë e dimë, por në teori. Në praktikë shumë njerëz hanë keq dhe pak. Një mëngjes i shëndetshëm dhe i kompletuar duhet të jetë githashtu një moment relaksi. Ajo që hamë apo pimë në orët e para të ditës, rizgjon metabolizmin, ndikon në humorin tonë dhe në humbjen e peshës. Dilni sa më shpejt nga kategoria e njerëzve që gjejnë lloj-lloj justifikimesh për të mos ngrënë mëngjes. Një vakt i bollshëm me muzikë relaksuese në sfond është një ritual i mirë për gjithë familjen.
Përdorni biçikletën si mjet trasnporti
Ky mjet klasik i transportit po zëvendëson gjithnjë e më shumë makinën. Të shijosh peizazhin përreth, ajrin dhe diellin në lëkurë janë disa prej benefiteve të biçikletës. Në fakt, biçikleta është gjithashtu stërvitja ideale për të eliminuar celulitin dhe mbajtjen e lëngjeve, për të djegur kaloritë e tepërta dhe për t’u tonifikuar. Gjithashtu nuk rëndoni portofolin, nuk ndosni mjedisin dhe nuk mbani mbi shpatulla stresin e parkimit.
Vazhdoni të merrni rreze dielli
Dielli konsiderohet si armik kur bëhet fjalë për dëmtimin e lëkurës, por me mbrotjen e duhur (faktor mbrojtës 30,50), dielli mund të bëhet një aleat i vërtetë për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve, veçanërisht për mirëqenien e grave. Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e vitaminës D e cila nga ana tjetër ndihmon në prodhimin e kalciumit, i cili është thelbësor për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Gjithashtu, ekspozimi ndaj dritës së diellit ka efekte të dobishme për disa patologji të lëkurës (forma të ndryshme të dermatitit) si dhe në gjendjen e humorit, duke ndihmuar trupin të prodhojë serotoninë.
Kaloni kohë të lirë në ajër të pastër
Një mbulesë tavoline mbi bar nën shoqërinë e miqve ose familjes…skenë tipike pushimesh, apo jo? Jo vetëm. Edhe në qytet, në ditët pa shi, mund të jeni në kërkim të gjelbërimit pasi të qëndruarit në ajër të pastër rrit nivelin e mirëqenies duke lejuar të shkarkoni sresin e punës dhe të rikarikoheni me enrgji.