Për herë të parë që nga viti 2009, Real Madridi e sheh vetën seriozisht pa lojtarin kryesor, Cristiano Ronaldon, i cili mund të largohet në këtë verë.
Shumë lajme ka pasur në ditët e fundit, ku e shohim ish-lojtarin e Manchester United larg Spanjës.
Florentino Perez nuk dëshiron të marrë një vendim të nxituar, pasi klubi është i sigurt se Ronaldo do të marrë oferta, ndërsa në këtë moment ende nuk ka asnjë ofertë konkrete nga Juventusi.
Marrëdhënia ka qenë e prishur në vitet e fundit, veçanërisht pas finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2017 në Cardiff.
Ronaldo është një ikonë në Madrid dhe shitja e tij do të kishte implikime serioze, ndërsa vetëm blerja e Neymar do t’i bëntë tifozët të jenë të kënaqur.