Anglia dhe Kolumbia nuk kanë mundur të zgjedhin fituesin as pas 90 minutave (1-1), e as pas vazhdimeve, duke bërë që të vendosin penalltitë. Nga pika e bardhë fitues dolën Anglia që shënuan katër herë, kundrejt tri penalltive të sakta të kolumbianëve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë anglezët filluan të rrezikonin më shumë. Zhvillohej minuta e 54-të kur Carlos Sanchez mbajti me duar një sulmues dhe gjyqtari akordoi penallti.
Kolumbianët protestuan shumë, por që gjyqtari nuk e ndryshoi vendimin.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë sulmuesi Harry Kanë që realizoi për herë të gjashtë këtë Kampionat Botëror.