Grupi “NRG Band” është një ndër grupet me jetëgjatësinë më të madhe në industrinë e muzikës shqiptare, shkruan OnAir.
Pavarësisht kësaj, Besnik Qaka në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” tregon se herë pas here kanë pasur kriza të ndryshme brenda grupit. Ai shprehet se dashuria që kanë për muzikën dhe biznesin i ka ndihmuar të kalojnë çdo gjë. Gjithashtu ai tregon se në momentin kur i shohin gjërat nga syri i publikut motivohen për të vazhduar më tej.
Gjithashtu, Besniku tregon se të gjitha zënkat që mund të ndodhin brenda grupit janë kryesisht për arsye të muzikës.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: