Shumë këngëtarë të skenës tonë muzikore kanë kushtuar këngë dedikim për motren, e një dedikim të tillë e bënë edhe Remzie Osmani dhe Lumnie Ramadani, shkruan OnAir.
Ato ishin prezente tek produksioni XixaMusic, dhe venosën të prezantojnë për publikun këngën “Kthehu moter”.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruajtur Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Ardian Kastrati.
Kjo këngë në vete përmbanë një tematikë shumë të veçantë, e fal kësaj tematike kjo këngë ka arritur të grumbullojë më shumë se 1 milion klikime.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, dëgjojeni duke klikuar në videon e listuar më poshtë./OnAir