Prej thuajse tashmë një viti, procesi mësimor ka kaluar thuajse tërësisht online, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë shtete të tjera europiane, shkruan OnAir.
Një prej këtyre shteteve është Italia, që gjithashtu është një ndër shtetet më të goditura nga COVID-19. Kjo situatë izolimi ka patur një ndikim mjaft të madh negativ e sidomos te fëmijët dhe të rinjtë. Mësimi online ka shkaktuar pasoja të shumta te fëmijët e sidomos ata më të vegjëlit.
Diku në alpet italiane duket se po ndodh e kundërta. Bëhet fjalë për një vajzë 10 vjeçare, mjedisi i saj për të mësuar është një ambient komplet i veçantë nga ai i moshatarëve të saj. Ajo preferon të mësojë midis kafshëve të ndryshme si dhitë dhe kuajt, të cilat i mbajnë shoqëri gjatë pushimeve midis mësimeve të ndryshme.
I ati gjithashtu tregon se kafshët gjithnjë kanë qenë ndër priorietet e vajzës.
Për më shumë mund të shihni videon më poshtë: