Edjon Nacollari e filloi rrugëtimin e tij me një dyqan të vogël të ushqimeve me bazë të peshkut, shkruan OnAir.
Dyqani i tij tashmë numëron disa pika të ndryshme në disa qytete të Shqipërisë dhe është kthyer në një nga restorantet më të preferuara. Veçantia e këtij vendi është se produktet janë bio dhe gjithashtu peshku kapet në ujëra shqiptare. Për “Fish Shop” tashmë punojnë 14 varka.
Edjoni ndan me shikuesit e “Klan Kosova” disa nga veçoritë e procesit të punës në këtë vend si edhe tregon disa nga surprizat që ka përgatitur për të ardhmen. Një ndër to është edhe hapja e një filiali në qytetin e Prishtinës.