Stërvitja e Dardanëve, e planifikuar për tu zhvilluar në ambientet e kampit nacional edukativ në Hajvali, duket se ende nuk është zhvilluar, shkruan OnAir.
Mësohet se shkak për këtë janë bërë vonesat në mbërritjen e lojtarëve në aeroportin e Prishtinës. Kjo ka ardhur si pasojë e kushteve jo të favorshme atmosferike.
Aktualisht përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që të zëvëndësoj këtë stërvitje me fitnes në ambientet e hotelit “Emerald”. Ende nuk bëhet me dije se çfarë do të ndodhë me këtë stërvitje të planifikuar.
Rikujtojmë që ndeshja më e afërt e kombëtares do të mbahet ditën e mërkurë në orën 20:45 dhe do të jetë një miqësore me Lituaninë.