Në këtë insert të përgatitur nga emisioni “Studio A” njihemi me një vend mjaft të veçantë, i cili së fundmi është kthyer në një nga lokacionet kryesore të atyre që janë të apasionuar pas fotove, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për qytezën e Janjevës, që ndodhet në komunën e Lipjanit. Karakterizohet nga rrugë të ngushta dhe me kalldërr.
Një nga pikat kyçe të kësaj qyteze është pikërisht një shtëpi e cila tashmë është e braktisur. Ndonëse nuk është një monument kulture, mbetet prapë një vend shumë i vizituar nga personat që janë të apasionuar pas fotografisë. Për kamerën e “ATV” banorët tregojnë historinë e kësaj shtëpie.
Për më shumë ndiqni insertin: