Rita dhe Fidani janë dyshja e cila po pëlqehen në masë të madhe nga publiku madje çdo projekt i tyre po arrinë të dëgjohet kudo e të kap majat e suksesit, shkruan OnAir.
E patjetër që një sukses të tillë e gëzoj edhe kënga “Ty tka rritur nana” e cila është publikur vetëm para disa dite.
Kjo këngë për kohë rekord ka arritur të grumbullojë 3 milionë klikime, dhe kjo na lë të kuptojmë sa shumë është pëlqyer e dëgjuar nga e gjithë audienca.
Këngëtaret këtë projekt e kanë publikuar në bashkëpunim me produksionin Arboni.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, kënga gjendet në videon e listuar më poshtë./OnAir