Mahmut Ferati tashmë është bërë një nga ata këngëtarë që arrijnë të publikojnë vetëm hite të cilat mbesin në memorien e njerëzve, shkruan Onair
Këngëtari Mahmut Ferati duket sikur edhe me projektin e fundit e ka arritur qëllimin e tij sepse është kthyer në një nga këngët më të diskutuara. Madje edhe tematika e këngës është e qëlluar sepse këngëtari ka zgjedhur që të bëj një këngë dedikim edhe për gurbeqarët.
Kënga menjëherë ka marr komente pozitive dhe ka arritur që të listohet në mesin e këngëve më të diskutuara të momentit.