Në kanalin zyrtar të produksionit produktiv ARBONI është publikuar kënga e cila mban titullin “Sa mire ta bona” nën interpretimin e këngëtares Albana Azizi, shkruan OnAir
Kjo këngë përveçse është pëlqyer shumë e dëgjuar kudo ka marr edhe kritika dhe jo vetëm.
Këngëtarja ka marrë kërcënime nga Serbët.
Këngëtarja Albana Azizi ka irrituar publikun dhe mediet serbe me videoklipin e saj të xhiruar në Kishën e Shën Nikollës në Novobërdë, sipas medieve serbe.
Serbët janë irrituar me veshjen e këngëtares .
Mediat serbe pretendojnë se Azizi një gjë të tillë e kishte bërë pa lejen e Kishës Ortodokse Serbe duke përmendur faktin që Novobërda përbëhet nga shumica serbe.
Këngëtarja Azizi ka bërë të ditur se komentet në YouTube te kënga në fjalë janë fshirë pasi ajo ishte kërcënuar se do të masakrohej nga serbët e prekur prej veprimit të saj./OnAir