Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka refuzuar ta komentojë mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.
Është raportuar se Zonja e Vjetër do të shpenzojë 100 milionë euro për blerjen e CR7, të cilin do ta paguajë 30 milionë euro në sezon.
Ai është pyetur se a mund të ëndërrojnë tifozët e Juves për Ronaldon, ndërsa drejtori ka buzëqeshur dhe ka deklaruar: “Nuk kam koment”.
Madje thuhet se Reali është duke e shqyrtuar ofertën e Juves dhe njëherësh është duke u përgatitur për ta zëvendësuar portugezin.