Kur merr pjesë në ndonjë manifestim, aheng apo mbrëmje, krejt çka presim prej saj është eleganca dhe sharmi që të jenë me të.
Është kjo artistja e popullarizuar dhe shumë e ndjekur, Gili, e cila po i qëndron mjaft mirë kohës duke u shfaqur tejet koherente.
Siç kuptuam, edhe ajo ishte prezente në ahengun më madhështor në familjen e Remzie Osmanit, e cila nuk dallohej nga “çikat e reja”.
E bukur, elegante, dhe shumë në formë, Gili po që ishte shndërruar ndër yjet e natës, ku edhe la përshtypjen e një vajze shumë të re me linjat më perfekte tek të ftuarit që nuk ishin edhe të paktë.